Moti në territorin shqiptar ka ndryshuar me vranësira ku më të dendura kanë qenë në zonat jugore dhe juglindore duke sjellë rrebeshe shiu.
Ka pasur vranësira qendrore në qarkun e Tiranës dhe Elbasanit duke sjellë edhe momente shiu. Sipas Metoalb, parashikohet që duke nisur nga dita e martë deri ditën e premte të kemi një përmirësim gradual të motit.
Vranësira do ketë vetëm në zonat malor duke gjeneruar shira të pakta dhe të përkohshëm. Për sa i përket temperaturave të ajrit, mëngjesi i sotëm, ka sjellë një rritje të ndjeshme të vlerave minimale, ndërkohë nga e marta deri të premten pritet një rënie graduale e lehtë e temperaturave.
Ato minimale do të jenë 12-13 gradë, në zonat malore. Ndërkohë temperaturat minimale do jenë 29-30 gradë.
Linku: metoalb
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/rain-drops-459451/