Home Lifestyle Gjërat me të cilat nuk duhet të bëni kurrë kompromis në një marrdhënie
Gjërat me të cilat nuk duhet të bëni kurrë kompromis në një marrdhënie
0

Gjërat me të cilat nuk duhet të bëni kurrë kompromis në një marrdhënie

0
0

Miqësitë tuaja.

Nëse i dashuri ose e dashura juaj ju kërkon të braktisni shoqërinë për arsye të ndryshme duhet ta mendoni mirë përpara se të pranoni një kompromis të tillë.

Ëndrrat tuaja.

Ju keni të drejtë për ëndrrat tuaja për të ardhmen. Ëndrrat nuk realizohen gjithmonë, por është e drejta jote t’i ndjekësh ato. Nëse partneri juaj nuk dëshiron që ju të ndiqni ëndrrat tuaja, atëherë mund të jeni me personin e gabuar.

Marrëdhënia juaj me familjen tuaj.

Nëse e doni familjen tuaj dhe partneri juaj jo atëherë jeni në probleme pasi kjo situatë sjell momente të pakëndshme mes jush.

Qëllimet tuaja të karrierës.

Ne të gjithë kemi gjëra që duam për karrierën tonë. Kur jeni në një lidhje, duhet të mbështesni njëri -tjetrin në këto qëllime. Ndonjëherë mund t’ju duhet të kompromentoni jetën tuaj për të punuar me karrierën e partnerit tuaj, dhe nganjëherë ata do të duhet të bëjnë të njëjtën gjë për ju. Por asnjëri prej jush nuk duhet të heqë dorë nga qëllimet tuaja të karrierës për ta bërë marrëdhënien tuaj të funksionojë.

Mënyra se si ndiheni për veten.

Nëse dikush ka qëllim t’iu bëjë të ndiheni keq me veten, ai nuk është personi i duhur për ju.

Trajtimi që jeni gati të toleroni.

Po kështu, nuk duhet të bëni kompromis në mënyrën se si prisni që të trajtoheni nga partneri juaj. Ju gjithmonë duhet të trajtoheni me respekt, dhe nëse trajtoheni vazhdimisht me diçka më pak se, atëherë kjo nuk është diçka që duhet të toleroni.

Linku: https://www.bustle.com/articles/112528-7-things-you-should-never-compromise-on-in-a-relationship

Burimi i fotos:https://www.pexels.com/photo/man-and-woman-holding-hands-while-walking-on-beach-5760423/