Adrola Dushi është një nga femrat më të bukura të vendit tonë.
Modelja ka spikatur në skena të mëdha si modele duke u bërë imazh i markave të njohura brenda dhe jashtë vendit.
Së fundmi Adrola ka qenë e ftuar në Prive ku ka folur për disa nga pikat më të rëndësishme të jetës së saj.
Kur flas për jetën time më duket sikur flas për një film. Dhe pjesë e këtij filmi të bukur është padiskutim i biri Troi i cili tashmë është kthyer në shokun e saj.
Adrola është pyetur për ndërhyrjet pasi ndjekësit konstatuan një ‘ndryshim’ në fytyrë. Ajo tregoi se thjeshtë ka fituar disa kilogramë më shumë.
Karantina solli shumë probleme në botë por në jetën time personale solli shumë të mira. Prej asaj kohe jeta ime ka marrë një energji shumë positive dhe jam shumë e lumtur. Kujtojmë se Adrola dhe Capital T prej kohësh flitet se janë në një lidhje por deri më tani nuk dime të themi nëse lumturia e saj ka lidhje me këto ‘thashetheme’ apo jo.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0VvxbdfmR5w&t=1s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/adroladushi/