I bllokojnë reklamat dhe të ardhurat, mediat sociale ndëshkojnë ashpër Rusinë
Google dhe Facebook ndaluan median shtetërore ruse dhe kanalet e tjera të marrin para për reklama në faqet e tyre të internetit, aplikacionet dhe videot e tyre në YouTube, pas pushtimit të Ukrainës.
Duke përmendur “rrethanat e jashtëzakonshme të luftës”, njësia e YouTube e Google tha se “po ndalonte aftësinë e një numri kanalesh për të fituar para në YouTube”. Këto përfshijnë disa kanale ruse të lidhura me sanksionet e fundit, të Bashkimit Evropian.
Vendosja e reklamave kontrollohet kryesisht nga YouTube.
Google shtoi më vonë se po ndalonte gjithashtu mediat e financuara nga shteti ruse të përdorin teknologjinë e saj të reklamave për të gjeneruar të ardhura në faqet e tyre të internetit dhe aplikacionet e tyre.
Përveç kësaj, media ruse nuk do të jetë në gjendje të blejë reklama përmes Google Tools ose të vendosë reklama në shërbimet e Google si kërkimi dhe Gmail, tha zëdhënësi Michael Aciman.
“Ne jemi duke monitoruar në mënyrë aktive zhvillimet e reja dhe do të ndërmarrim hapa të mëtejshëm nëse është e nevojshme,” tha Aciman.
Linku: https://www.reuters.com/technology/youtube-blocks-rt-other-russian-channels-generating-revenue
Burrimi i fotos: pexele.com