Dojna Mema ka ndarë me ndjekësit eksperiencën e saj të parë të punës dhe pagesën që ka marrë. Krahas një kujtimi në radio Dojna shkruan:
Puna ime e parë, radio,19 vjeç! Asokohë mendoja që do të ishte edhe e fundit.
Pas 6 muaj prove (të papaguar) mu vendos një pagë 20.000 lek dhe mbaj mend që isha aq e lumtur sa thoja : Po këta pse më paguajnë për të bërë çfarë më pëlqen?!
Shumë ka ndryshuar nga atëherë. Radio nuk ishte puna ime e vetme apo e fundit, paga u rrit bashkë me mua dhe mbi të gjitha unë mësova t’i lë gjithmonë të hapura dyert e dritaret e mundësive duke mos u kufizuar nga askush dhe asgjë. Bota është aty për ta kapur, bashkë me gjithë çka brenda.
Linku: https://www.instagram.com/dojnamema/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/dojnamema/