Dashi
Kjo javë nis gjithmonë me Marsin në shenjë, gjë që tregon padiskutim një dëshirë të madhe për të folur. Të kesh Diellin dhe Mërkurin në një aspekt të mirë do të thotë që shumë shpejt do të ketë lajme, qershori është një nga muajt më të rëndësishëm për t’u rikthyer në lojë.
Demi
Të lindurit në shenjën e Demit mund të mbështeten ende në praninë pozitive të Venusit. Jeni të rrethuar nga gjëra dhe njerëz të këndshëm. Tani ju duhet vërtet të ndiheni të rrethuar nga njerëz pozitivë të cilët ju ndihmojnë gjithashtu të zgjidhni shumë probleme.
Binjakët
Shenja e Binjakëve duhet të përfitojë nga kjo gjysmë e dytë e muajit por edhe nga pjesa fillestare e korrikut sepse sa më shumë i afrohemi datës 23 aq më shumë ka mundësi që të ketë lajme në dashuri. Vetëm kini kujdes që të mos hyni në telashe sepse shpesh ju tërheqin njerëz shumë misterioz. Ky qiell është gjithashtu i mirë për të diskutuar sërish çështjet e punës.
Gaforrja
Me këta yje ka ende pak lodhje por po shkojmë drejt një periudhe më të mirë, këshilla e astrologut me Jupiterin e kundërt është të mos shkoni kundër askujt. Dashuritë që lindin në këtë periudhë janë interesante.
Luani
Jeni shumë të kënaqur me çështjet e punës dhe çështjet që kanë të bëjnë me jetën praktike, dashuria bie në plan të dytë jo sepse nuk është aty, por sepse jeni shumë të hutuar dhe në fakt ka të ngjarë që disa Luanë të jenë ende të pasigurt se çfarë të bëjnë. Në këtë javë, ata që duan të bëjnë një zgjedhje ose të realizojnë një projekt do të kenë mundesi të arta.
Virgjëresha
Të lindurit e shenjës mund ta nisin këtë javë në një mënyrë disi konfuze sepse kemi një Hënë jo të favorshme. Qëndroni më pranë familjes tuaj, me personin që doni, ka pasur një moment kur keni menduar vetëm për punën, tani duhet të rizbuloni guximin për të dashuruar.
Peshorja
Të kesh një planet të kundërt nuk do të thotë që bota bie por ka kaq shumë gjëra për të bërë dhe kaq shumë gjëra për të riprogramuar. Marsi në kundërshtim thotë që çdo ditë përjetohet si sfidë dhe kjo nuk është mirë. Duhet ta merrni shumë shtruar këtë situatë të vështirë në mënyrë që t’ia dilni.
Akrepi
Shenja e Akrepit nis me një situatë ende të paqartë përsa i përket ndjenjave dhe kjo nuk do të thotë se dashuria nuk ekziston. Megjithatë në marrëdhëniet familjare ka ende disa polemika për të zgjidhur. Nga mesi i korrikut do të ketë lajme, ata që janë zhgënjyer nga një ndjenjë do të kenë së shpejti një lajm të mirë.
Shigjetari
Dita fillon me një ngarkesë emocionale shumë të veçantë. Financat janë në krizë duhet të bëni kujdes.Vera sjell lajme të mira për zemrat e vetmuara. Të dashuruarit duhet të kalojnë një sfidë të madhe.
Bricjapi
Bricjapi është shpesh reflektues, ju keni një lloj kontrolli mbi jetën tuaj dhe të të tjerëve, por nuk mund të mbani gjithçka nën kontroll. Duhet mbajtur mend se fati shpesh prish planet e planifikuara tashmë dhe ndoshta kjo është pikërisht ajo që ju ka ndodhur muajt e fundit. Planetet funksionojnë si një tërheqje edhe nëse keni ndërmend t’i afroheni dikujt.
Ujori
Është normale që në këtë periudhë ka momente kur gjithçka duket e lehtë dhe të tjera kur keni shumë mendime në mendjen tuaj. Ka një përplasje mes asaj që duhet të bëni dhe asaj që dëshironi të bëni. Një dashuri e mrekullueshme vjen në rrugën tuajduke ndryshuar gjithëçka.
Peshqit
Të lindurit në shenjën e Peshqve do të kenë ende një Venus shumë të favorshme por duhet thënë se nga pikëpamja e biznesit ka një konfuzion. Kjo ditë e parë e javës nis në një mënyrë disi nervoze dhe për këtë arsye do të jetë shumë e rëndësishme që të mos rrëmbeheni nga melankolia.
Linku: https://www.superguidatv.it/oroscopo-paolo-fox-del-giorno-lunedi-13-giugno-2022/
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/hands-touching-the-tarot-cards-on-the-table-6014326/