Home ShowBiz Motrat Hadid ndryshojnë ekstremisht pamje në shfaqjen e Marc Jacobs Fall
Motrat Hadid ndryshojnë ekstremisht pamje në shfaqjen e Marc Jacobs Fall
0

Motrat Hadid ndryshojnë ekstremisht pamje në shfaqjen e Marc Jacobs Fall

0
0

 

Bella dhe Gigi Hadid janë cilësuar prej kohësh ndër femrat më të bukura në botë, por për hir të profesionit të tyre gjithçka mund të ndodh.

Gjatë shfaqjes së Marc Jacobs Fall 2022 në Nju Jork ato pothuajse nuk njihen teksa sfilojnë me kokat gjysmë të rruara dhe vetullave të zbardhura.

Pamja e tyre ngjalli një mori komentesh në rrjet, por megjithatë përmes videove të publikuara prej tyre, ky look nuk do të zgjasë shumë pas mbylljes së shfaqjes. Meritat për realizimin perfekt të pamjes, për të cilën ndjekësit dyshuan se modelet kishin bërë ndërhyrje të vërteta në flokët dhe vetullat e tyre, i takojnë ekipit të makeup artistëve, stilistit të famshëm të flokëve Duffy si edhe grimeres Diane Kendal, e cila realizoi vetullat platin.

 

Link: https://www.dailymail.co.uk/tvshowbiz/article-10959803/Bella-Gigi-Hadid-look-unrecognizable-rock-half-shaved-heads-Marc-Jacobs-Fall-show.html

Burimi i fotove: https://www.instagram.com/p/CfXxsGHuPre/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/CfXc24bOJOF/?utm_source=ig_web_copy_link

https://www.instagram.com/p/B1uGXGkH5az/?utm_source=ig_web_copy_link