0
0
Aktori Salsano Rrapi i ftuar në “E diell” ka bërë një zgjedhje të vështirë mes tre moderatoreve me të cilat ka prezantuar emisionin e humorit “Portokalli”.
I pyetur nga Nevina Shtylla se mes Eneda Tarifa, Fjoralba Ponari dhe Xhemi Shehu, me cilën prej tyre do të donte të moderonte gjithmon Portokallinë, aktori ka dhënë përgjigjen e tij teksa në sallë brohoritej emri i bashkëprezantueses aktuale, Fjoralba Ponari.
“Fjoralbën unë e dua shumë. Sigurisht është partnere shumë e mirë.
Por unë e kam thënë gjithmonë që dashurinë për të prezantuar e kam me Xhemi Shehun”, është shprehur Salsano Rrapi.
Link: https://youtu.be/MbJDiD2-tMo
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CByBGTsB9VJ/?utm_source=ig_web_copy_link