Home ShowBiz U dyshua për skenar, Fatma zbulon prapaskenat pas ‘zënkave’ me koleget
U dyshua për skenar, Fatma zbulon prapaskenat pas ‘zënkave’ me koleget
0

U dyshua për skenar, Fatma zbulon prapaskenat pas ‘zënkave’ me koleget

0
0

Moderatorja e njohur Fatma Haxhialiu sqaroi për herë të parë për publikun marrëdhënien me koleget pas debateve dhe zënkave të shumta përgjatë emisionit “Goca dhe Gra”.

Shkak i këtij sqarimi u bë një pyetje nga një ndjekëse që dyshonte nëse diskutimet e zjarrta në emision ishin të vërteta apo ishin pjesë e një skenari.

Mes të tjerash Fatma sqaroi se ndihet shumë me fat që në emsion ka përkrah kolege të cilat edhe debatet me tone të larta nuk i marrin asnjëherë personale.

Gjithçka sipas saj zhvillohet dhe mbyllet brenda atij emisioni. Moderatorja falenderon publikisht Dalinën, Arminën dhe Ritën për profesionalizmin e tyre.

“Ne nuk zihemi, por debatojmë. Po jemi shumë të vërteta në përplasjet tona, sepse nuk ka asnjë skenar.

Secila mbron bindshëm pikëpamjen e saj. Kemi qëlluar ca si shumë pasionante dhe të rrëmbyera nga natyra.

Por, debati ngelet aty, aq! Nuk është kurrë personal. Nuk ka kurrë hatërmbetje dhe inate më pas dhe kjo është magjia e këtij paneli.

Është fat i madh të kesh njerëz kaq profesional, kaq të realizuar dhe rehat me veten sa ti të bësh debate me nota të forta, ashtu siç e ndien dhe pa menduar “Obobo i mbeti hatri” etj, sepse pasi mbaron diskutimi mbaron çdo gjë dhe pastaj i fusim një pudër fytyrës se jemi bërë me djersë nga debati.

Nuk e kam thënë publikisht, jam shumë e lumtur dhe ndihem me fat  që jam pjesë e një paneli me gra si ju Dalina Buzi, Rita Petro, Armina Mevlani”, është shprehur Fatma përmes një shkrimi në Instastory.

Linku: https://www.instagram.com/stories/sipas_fatmes/2887435173913138817/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdtdPYSD3lT/?utm_source=ig_web_copy_link