Home ShowBiz Të pathënat e ‘Sunny Hill’, zbulohen milionat e eurove që do të fitohen nga festivali
Të pathënat e ‘Sunny Hill’, zbulohen milionat e eurove që do të fitohen nga festivali
0

Të pathënat e ‘Sunny Hill’, zbulohen milionat e eurove që do të fitohen nga festivali

0
0

Festival i ‘Sunny Hill’ realizohet për herë të tretë. Themelues dhe organizator i këtij projekti madhështor është Dukagjin Lipa në bashkëpunim me Duan.

Festivali do të mbahet në Prishtinë nga 4-7 gusht. Emrat më të njohur të artistëve nga vende të ndryshme i janë bashkuar skenës duke e bërë më të gjallë se kurrë atmosferën në Prishtinë.

Lista e plotë e artistëve që do të performojnë në “Sunny Hill Festival”.

Dua Lipa, J Balvin, Diplo, Skepta, AJ Tracey, Mahmood, Regard, Burak Yeter, Adrian, Art Haliti, Azet, Art Lokaj & Eros, Bookie, Caboo, Cozman, Dhurata Dora, DJ Bannzz, DJ First, DJ Flow, Edon, Elvana Gjata, Emir Taha, Erno, Fattizzle, Galoski, Ghetto Geast, Jimpong & Friends, Kamal, Kida, Kreshnique, La Fazani, Labi Ramaj, Ledri Vula, Lekë, Liburn, Lluni, Lumi B, Lyrical Son, MC Kresha, Nush, Onat, Romeo Blanco, Rrrron, Sahati, Sancet, Semi, Syt, Vertigeux, Yll Limani, Yon Idy, Zuna, Zwada.

Për tri edicione rrjesht, ky festival ka arritur që të sjellë në Kosovë yje botërorë të muzikës.

Një festival me përmasa të tilla sigurisht përpos investimit ka dhe të ardhura marramendëse.

Bashkia e Prishtinës ka nënshkruar kontratë në vlerë 150 mijë euro për kompaninë “The Sunny Hill Sh.P.K”, e cila njëherësh është kompania që realizon festivalin. Është publikuar edhe dokumenti nga “Telegrafi”.

Sipas njoftimit nga faqja zyrtare e festivalit, biletat “Believer” kushtuan 70 euro, ato Early Bird Ticket 100 euro, Regular Ticket 120 dhe bileta VIP ishte 250 euro.

Festivali Sunny Hill, sipas organizatorëve do të ndiqet nga mbi 25.000 persona çdo ditë.

Mesatarisht për katër ditë priten 100 000 pjesmarrës. Thjeshtë nga biletat shuma që pritet të fitohet nga ky festival është 15 000 000 euro pa përfshirë sponsorat dhe detajet e tjera.

Festivali më pas rikthehet në Tiranë nga data 26-28 gusht.

Linku: https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sunnyhillfestival/