Plas skandali! Ish- ylli i Manchester United akuzohet nga ish-e dashura për dhunë dhe tradhëti
Ish-ylli i Manchester United, Ryan Giggs, është përfshirë në një skandal. Ish e dashura e tij Kate Greville e akuzon futbollistin e njohur për keqtrajtim dhe dhunë.
Kate u filmua në një kamerë trupore duke folur me oficerët pasi ai dyshohet se e goditi me kokë në rezidencën e tij prej 1.7 milionë £ në Worsley, Greater Manchester në nëntor 2020.
“Kam zbuluar se ai më kishte tradhtuar gjatë gjashtë viteve të fundit me dhjetë ose 12 gra. Sa herë që gjeja diçka që përkeqësohej, gjeja iPad-in e tij, i mbajta të gjitha për vete për dy javë”, tha ajo.
Greville pretendon se Giggs kishte filluar të ndryshonte sjellje dhe ta sulmonte fizikisht atë pasi ajo i tregoi se dinte gjithçka mbi tradhëtinë.
Në ditën e parë të gjyqit të tij këtë javë, u publikua dëshmia e saj në polici, ku ka thënë se ai kishte 8 ‘marrëdhënie paralele që kishin vazhduar prej vitit 2014’.
Provat dolën pasi ekipi ligjor i ish-yllit të Manchester United e akuzoi Geville se ajo kishte ‘ndaluar përdorimin e kontraceptivëve në një komplot për të mbetur shtatzënë prej tij’. Por, ajo mohoi pretendimet e avokatëve të futbollistit se po ‘planifikonte të mbetej shtatzënë’ pasi marrëdhënia e tyre u prish.
Linku: https://www.thesun.co.uk/sport/19486826/ryan-giggs-12-women-cheat-ex-trial/
Burimi i fotos: freepik.com