Home ShowBiz “Kam tentuar të vras veten”, Efi trondit me rrëfimin e saj të dhimbshëm
“Kam tentuar të vras veten”, Efi trondit me rrëfimin e saj të dhimbshëm
0

“Kam tentuar të vras veten”, Efi trondit me rrëfimin e saj të dhimbshëm

0
0

Efi, konkurrentja e “Kepit të Tundimeve” ka trondit me rrëfimin e saj.

Përmes një loje të luajtur nga konkurrentët ajo ka zbuluar ‘mëkatin’ e saj më të madh.

Efi tregoi se kishte tentuar dikur të vriste veten për shkak të të një lidhjeje 4 vjeçare.

Mes të tjerash konkurrentja ka pohuar se sjellja e ish-partneri të saj e kishte shtyrë atë drejt asaj gjendje.

Ajo tregoi se ndihej e nënvlerësuar nuk ishte mjaftueshëm e fortë për t’u përballur me atë situatë.

“Kam pasur një lidhje 4-vjeçare. Ai njeri më la shumë pasoja që i kam pas deri tani shumë vonë. Unë e kam kaluar tashmë. Është diçka që më ka mbajt goxha kohë.

Ka qenë një njëri që ma ka bërë mos ta doja vetën, Më thoshte ti nuk vlen nuk bën, nuk ke vlera, nuk je e zgjuar, Ka ca momente që njeriu nuk do të jetë i fortë.

E mendoja dhe besoja që nuk vleja si njeri. Nuk e kuptoja që ai njeri po më dëmtonte dhe fatkeqësisht zgjati shumë kohë. Më ka bërë si paranojake, por sot e dua shume veten time”, rrëfeu mes lotësh Efi.

Linku: https://www.instagram.com/reel/ChvCYD1uamH/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cfwap01oDCjyZXXqrwxUZq152vJhK-PI146qCw0/