Home Lifestyle Këto janë gabimet që nuk duhet të bëni në takimin e parë me vjehrrën
Këto janë gabimet që nuk duhet të bëni në takimin e parë me vjehrrën
0

Këto janë gabimet që nuk duhet të bëni në takimin e parë me vjehrrën

0
0

Mos filloni një grindje me të dashurin tuaj para tyre

Grindjet dhe mosmarrëveshjet janë normale mes një çifti dhe çdo lidhjeje, siomos nga presioni i krijuar për shkak të kësaj ngjarje të sjell tension në marrëdhënien tuaj. Por ju duhet të relaksoheni dhe të jeni bashkëpunuese në këtë periudhë. Nëse filloni konflikte në prani të mamasë së tij, ajo mund të mendojë se ju jeni e papjekur dhe implusive.

Mos supozoni se e njihni mirë

Shfaqja publike e dashurisë nuk është e vetmja gjë që duhet të shmangni kur takoni prindërit e tij. Duhet të jeni të kujdesshëm që të mos nënkuptoni se e njihni nga brenda, ose se mund ta kuptoni më mirë se e ëma. Kjo sepse ju keni nevojë për familjen e tij në anën tuaj.

Shmangni ‘gënjeshtrat e bardha’

Ju dëshironi të lini një përshtypje të mirë pasi mendimi i tyre për ju ka rëndësi për ju. Ndonëse kjo është një gjë e mirë, ju duhet të shmangni tundimin për të zbukuruar të vërtetën për veten tuaj, në mënyrë që të dukeni më e ‘mirë’ ose e mençur. Mundohuni të shfaeni ashtu si jeni në të vëretetë, sepse origjinaliteti tërheq njerëzit.

Linku: https://www.pinkvilla.com/lifestyle/love-relationships/what-not-do-while-meeting-your-boyfriend-s-parents-first-time-1184276

Burimi i fotos: pexels.com