Home ShowBiz Çfarë fshihet pas takimit miqësor të papritur të Selena Gomez dhe Hailey Bieber?
Çfarë fshihet pas takimit miqësor të papritur të Selena Gomez dhe Hailey Bieber?
0

Çfarë fshihet pas takimit miqësor të papritur të Selena Gomez dhe Hailey Bieber?

0
0

Selena Gomez dhe Hailey Bieber u bënë kryefjala e të gjitha mediave në mbarë botën pasi u publikuan fotot e tyre teksa pozonin së bashku në “Academy Museum Gala”.

Në fotot e tyre ‘rivalet’ e pretenduara si të tilla, u përqafuan shumë miqësisht me njëra-tjetrën.

Por çfarë fshihet pas këtij takimi miqësor të papritur?

“Kishte një mesazh më të madh që Selena Gomez dhe Hailey Bieber, dëshironin t’i dërgonin publikut mbarë”, thotë një burim për Entertainment Tonight.

Burimet thanë se duke qenë se ishin në të njëjtin event, atyre iu kërkua që të bënin një foto dhe pranuan pa hezitim. Kështu, pozuan pranë njëra-tjetrës, të buzëqeshura dhe gati për t’i dhënë fund çdo tensioni apo lufte mes fansave.

Arsyeja kryesore ishte që t’u tregonin pikërisht fansave se nuk ka asnjë hatërmbetje apo urrejtje mes tyre dhe se secila ka vijuar jetën, e ky ishte shansi fantastik për ta treguar këtë.

Ndërsa qarkulloi me shpejtësi në rrjet edhe reagimi i Justin për këtë veprim, burime pran tij sqaruan:

“Justin është shumë i lumtur me faktin që të gjithë mund të ecin përpara dhe t’i lënë pas hatërmbetjet.

Linku: https://www.elle.com/culture/celebrities/a41644721/why-selena-gomez-hailey-bieber-posed-together-academy-museum-gala/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cjykco3NhKq/?utm_source=ig_web_copy_link