Home ShowBiz U mbyll gojën thashthemeve për partnerin, Adelina Tahiri zbulon moshën e hershme kur janë njohur
U mbyll gojën thashthemeve për partnerin, Adelina Tahiri zbulon moshën e hershme kur janë njohur
0

U mbyll gojën thashthemeve për partnerin, Adelina Tahiri zbulon moshën e hershme kur janë njohur

0
0

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri pas disa viteve mungesë aktive në ekran u rikthye për t’u bashkuar emisionin të kërcimit “Dance Albania”.

Këngëtarja së fundmi ka qënë e ftuar në emisionin “Why not”, ku ka zbuluar disa detaje nga jeta e saj private.

Adelina prej kohësh është martuar me avokatin maqedonas Serjoza Markov, të cilët janë gjithashtu prindër të një djali të quajtur Jon.

Këngëtarja nuk hezitoi t’i përgjigjej pyetjes lidhur me thashethemet për faktin se ajo dhe partneri i saj kanë një diferencë të madhe moshe duke shtuar se ata njiheshin së bashku që kur Adelina ishte 19 vjeçe.

“Kemi marrëdhënie shumë të mirë. Unë kam shumë vite që jam me të. Në shtator kemi bërë 9 vjet lidhje dhe më njeh që kur kam qenë 19 vjeҫe. Kam një jetë, më rriti burri”, është përgjigjur këngëtarja.

E pyetur nëse do ta kishte zgjedhur sërish partnerin e saj në një jetë tjetër, këngëtarja mes të tjerash u shpreh se i vinte keq që ai nuk ka qënë i pari për të.

“Unë jam një femër që si të gjithë femrat kemi një të kaluar në jetë, dhe nuk më vjen turp për jetën, të kaluarën time apo ndonjë partner që kam pasur, por më vjen shumë keq që ai nuk ka qenë i pari për mua që kur kam lindur. Po të lindja sërish, prap atë do të zgjidhja”, është përgjigjur këngëtarja.

Linku: https://youtu.be/XywhO8li3Eo

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CgzfCGaNd2X/