0
0
Benzema pësoi lëndim në seancën stërvitore të mbajtur së fundmi, që i kushtoi me humbje të Botërorit.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Franca, me anë të një postimi në faqen e tyre.
“Goditi në kuadricepsin e kofshës së majtë, Karim Benzema është i detyruar të heqë dorë nga pjesëmarrja në Kupën e Botës.
I gjithë ekipi ndan trishtimin e Karimit dhe i uron atij një shërim të shpejtë”, shkruhet në postim.
Përveç Benzemas me Francën nuk do jenë as N’Golo Kante, Paul Pogba, Mike Maignan, Presnel Kimpembe dhe Christopher Nkunku
Linku: https://twitter.com/equipedefrance/status/1594098189572923397?s=20&t=lhcjdB4PHLuuFsLEJRpLVg
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CdmBz8yrhJe/?utm_source=ig_web_copy_link