Sara Hoxha përveç kërcimit që realizoi me babin e Ledrit, ka ndarë dhe momentin emocionues si nuse në shtëpinë e tyre.
Në mes lotësh Sara trfegoi pritjen e ngrohtë që mori nga familja e Ledrit dhe mungesën e madhe të familjes së saj për shkak të distancës.
‘Mora valixhet dhe u shpërngula në Kosovë. Prindërit e mi ishin në Gjermani ashtu si dhe vëllai, aty jetojnë akoma. Ua ndjeja shumë mungesën. Ua ndjeja shumë mungesën, më shumë ndihesha keq për mamin dhe babin se bënë një sakrificë shumë të madhe që ikën në Gjermani në mënyrë që unë dhe vëllai të shkolloheshim atje. Më përlot fakti se ato i merr shumë malli për mua dhe që nuk më kanë afër’, është shprehur Sara mes lotësh.
Më tej ajo ka treguar se si e kanë pritur në shtëpinë e Ledrit.
‘Familja e Ledrit më priti shumë shumë mirë. Ato janë shumë njerëz të dashur në fakt, shtëpia është gjithmonë plot, asnjëherë bosh. Xheri dhe Agroni, prindërit e Ledrit janë më shumë si shokë dhe këtë gjë e kam ndjerë shumë kur jam futur në atë familje’.
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=hh5iBiiQGtY
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sarahoxha/