Një nga debatet më të forta që ka nisur që në nisje të formatit “Big Brother VIP”, është ai mes Zhaklinës dhe aktores Olta Gixhari.
Aktorja që në natën e parë të spektaklit pati hatërmbetje ndaj Zhaklinës, të cilat i zbuloi vetëm në spektaklin e dytë pasi po diskutohej se pse nuk kishte shkuar të viztonte gazetaren dhe Ronaldon teksa ata qëndronin në rulotë.
Hatërbetjes së saj iu shtua edhe vendimi i Zhaklinës për ta çuar Oltën në rulotë.
Gjatë një bisede me Kristin, Olta është shprehur se Zhaklina gjithçka e ka bërë për inat dhe për të ulur figurën e saj.
“Më erdhi në formë sulmi. Ishte ekstreme, denigruese. U bë për inat dhe mua kjo nuk më pëlqen. Loja duhet të shkojë deri në pikën që mos denigrohet njeriu sepse nuk quhet më lojë. U ndjeva e denigruar sepse ajo e bëri nga inati. Ja dhanë mundësinë“, është shprehur Olta.
Linku: https://youtu.be/fzLgZd6Y08I
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CcdTlFftBtY/?utm_source=ig_web_copy_link