Prej disa ditësh territori i vendit tonë ndodhet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme, duke sjellë mbizotërim të kthjellimeve gjatë paradites në një pjesë të mirë të territorit.
Por MeteoAlb parashikon që në orët e mesditës dhe pasdites të shfaqen kalime vranësirash në të gjithë territorin.
Po ashtu me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta vijojnë edhe orët e natës.
Temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes por mesdita sjelle një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2 gradë celsius deri në 16 gradë celsius.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 1-2 ballë.
Linku: MeteoAlb
Burimi i fotos: pexels.com