Sanremo është kthyer në vendin e çudirave. Së fundmi një puthje pasionante ka ndodhur mes Rosa Chemical dhe Fedez.
Chiara është befasuar nga kjo performance dhe reagimi i saj ka qenë epik.
Rosa Chemical ka surprizuar publikun në Sanremo. Gjatë performancës me këngën “Made in Italy” artisti e përfshiu befas reperin Fedez në interpretimin e këngës së tij. Fillimisht u ul mbi të duke imituar marrëdhëniet seksuale, më pas e tërhoqi zvarrë me vete në skenë dhe në fund e puthi me pasion. Reperi dukej i argëtuar, por edhe i befasuar.
Në atë moment, Chiara Ferragni e hutuar mbërriti për t’i sjellë lulet Rosa Chemical, së bashku me Amadeusin, i cili komentoi duke buzëqeshur: “Unë jam pa fjalë”.
Linku: https://www.dire.it/11-02-2023/871916-sanremo-rosa-chemical-porta-fedez-sul-palco-e-lo-bacia/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/sanremorai/