Home ShowBiz Humbi njeriun e shtrenjtë, Ronaldo Sharka përlot me fjalët e ndjera
Humbi njeriun e shtrenjtë, Ronaldo Sharka përlot me fjalët e ndjera
0

Humbi njeriun e shtrenjtë, Ronaldo Sharka përlot me fjalët e ndjera

0
0

Para pak ditësh gazetari i njohur, Ronaldo Sharka ndau me publikun lajmin e trishtë se i ati i tij kishte ndërruar jetë.

Babai i gazetarit vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë përballë së cilës nuk ia doli dot të mbijetonte.

Gazetari së fundmi ka thyer heshtjen duke u rikthyer në rrjete sociale me një falenderim të ndjerë për të gjithë ata që e kishin mbështetur.

“Ky postim per te gjithe ju…. Ne emrin tim dhe te familjes time, ju falenderojme publikisht per ngushellimet dhe te gjithe mbeshtetjen emocionale qe na keni dhene te gjithe, jo vetem te afermit, shoqeria e koleget, por te gjithe shqiptaret, ndaj ju kerkoj ndjese publikisht nese nuk kam mundur t’i pergjigjem mesazheve tuaja por besoj qe me mirekuptoni ne kete pjese, pasi jane me mijera. Ne nje momet te dyte do ulem dhe do i shoh nje per nje. Dhimbjen nuk e sheron asgje, koha mbase… por ju na keni dhene shume dashuri keto dite ndaj na e keni lehtesuar sado pak. Im ate u largua i ri, vetem 52 vite jete pavaresisht qe semundja e “plaki” para kohe, ama ne 52 vite jete tregoi qe mundet edhe te jesh njeri i mire, ne kete bote komplekse, dhe pavaresisht “plakjes” fizike, semundja nuk ia doli t’i plakte shpirtin dhe zemren. Ky Big Brother ndoshta nuk ishte i imi, ama per tim ate po. Do kem gjithe jeten kujtimin me te bukur, perqafimin me te ndjere me audio dhe video, qe sa here te me marre malli do e shoh. Keto dite kam falenderuar Zotin qe kam dale nga shtepia pikerisht ne ate moment, kur im ate kishte nevoje per mua. Faleminderit edhe nje here, nuk di si t’ju falenderoj madje, por faleminderit nga zemra. Babi, te dua”, shkruan Ronaldo.

Linku: https://www.instagram.com/reel/Co2yQ0FtEhk/?utm_source=ig_web_copy_link

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Cokrr_GtZj_/?utm_source=ig_web_copy_link