Home ShowBiz Nuk ka kohë për të humbur, shpërthen debati mes Qetsorit Kiarës dhe Luizit
Nuk ka kohë për të humbur, shpërthen debati mes Qetsorit Kiarës dhe Luizit
0

Nuk ka kohë për të humbur, shpërthen debati mes Qetsorit Kiarës dhe Luizit

0
0

Gjatë spektaklit të mbrëmjes së djeshme, në shtëpinë e famshme janë bërë pjesë e garës plot gjashtë banorë të rinj.

Dy prej të cilit janë dy nga fituesit ndër vite të formatit të njohur. Dhe bëhet fjalë për Qetsorin dhe Fotininë.

Mirëpo mesa duket Qetsori nuk ka shumë kohë për të humbur.

Ai ka nisur të debatojë me Luizin dhe Kiarën, pasi ka hyrë gjatë një diskutimi që kjo e fundit ka pasur me Oltën.

Pjesë nga biseda:

Kiara: Çfarë lidhje kishe ti këtu, po flisja me Oltën. Ti nuk ke qenë fare sot këtu, më vjen keq.

Qetsori: Kam lidhje si nuk kam, do jetojmë në një shtëpi. Në një moment nëse të përfshij këtu, a bëj gabim?

Luiz: Kur të vijë radha na përfshij, jepi mos e çaj kokën! Ti mund të përfshihesh në një ngjarje që ka ndodhur pasi ke hyrë këtu. E kupton ti kur duhet me ndërhy, dhe kur nuk duhet.

Qetsori: Nuk ka nevojë me ça kokën. Më duket sikur keni vënë ca kushte, që nuk mundemi të bëjmë “këtë”. Dua ta di që nëse po ngacmoj diçka që ju e keni ngritur dhe nuk doni t’ju preket.

Luiz: Ti je i zgjuar vetë, e di ku nuk duhet të ngacmosh.

Qetsori: Mençurinë time dhe tënden do ta shohim rrugës. Mund të jesh i mençur në një moment, më pak i mençur në një moment tjetër.

Luizi: Je aq i mençur sa ta kuptosh ku e kam fjalën. Herën e parë ta marr si gabim, të dytën, tendencioze.

Qetsori: Merre tendencioze si të duash. Puna është se unë jetoj në realitetin që ndërtoj unë, jo në atë që më tregon ti. A ka ndonjë problem të ndërhyj në debat?

Kiara: Po pse duhet të ndërhysh? Nuk kërkova mendimin tënd, mendimi yt nuk shërben për asgjë.

Qetsori: Ishe duke folur si perandoreshë aty, duke thënë se ky debat na ka përfshirë gjithë shpinë.

Kiara: Nuk më pëlqen të më drejtohesh me epitete të tilla, thjesht isha e përfshirë emocionslisht.

Qetsori: Po flisje gjithë kompetencë.

Linku: https://www.instagram.com/bigbrotheralb_vip/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CpYphFdtXnh/?utm_source=ig_web_copy_link