0
0
Ora ka ndryshuar këtë të dielë me 26 mars. Pas mesnatës së sotme akrepat do të lëvizin 60 minuta përpara.
Ndryshimi i orës aplikohet që prej vitit 1981 dhe përfshin të gjithë Evropën, ku në shumë shtete të saj, akrepat e orës lëvizin 60 minuta përpara.
Norma evropiane përcakton datat e fillimit të periudhës së orës verore, ku akrepat lëvizin 60 minuta para dhe orës dimërore kur ata lëvizin 1 orë pas.
Vendet e Bashkimit Europian aplikojnë ndryshimin dy orë, atë të dimrit, që nis të dielën e fundit të tetorit dhe orën verore që kthehet të dielën e fundit të marsit.
Linku:arkiva news
Burimi i fotos: unsplash.com