Home Lifestyle “Nuk ju kishte shkuar në mendje”, ja si mund ta parandaloni sëmundjen e demencës
“Nuk ju kishte shkuar në mendje”, ja si mund ta parandaloni sëmundjen e demencës
0

“Nuk ju kishte shkuar në mendje”, ja si mund ta parandaloni sëmundjen e demencës

0
0

Prej shekujsh me radhë një ndër sëmundjet më të përhapura është demenca. Mjekët kanë arritur në disa konkluzione, si dhe ofrojnë shumë ilaçe për shërimin e saj.

Por një studim i fundit sugjeron se një taktikë mjaft të veçantë. Të folurit e dy gjuhëve mund të përmirësojë kujtesën.

Duke studiuar qindra pacientë të moshuar, një grup studiuesish gjermanë zbuluan se ata që raportuan se flisnin dy gjuhë çdo ditë që në moshë të re shënuan rezultate më të larta në testet e të mësuarit, kujtesës, gjuhës dhe vetëkontrollit sesa pacientët që flisnin vetëm një gjuhë.

Gjetjet, të botuara në numrin e prillit të Neurobiology of Aging, i shtohen dy dekadave të punës mbi këtë temë dhe sugjerojnë se dygjuhësia mbron nga demenca dhe degradimi konjitiv në jetën e mëvonshme.

Vitet e fundit, shkencëtarët kanë fituar më shumë njohuri rreth dygjuhësisë dhe plakjes së trurit, megjithëse jo të gjitha gjetjet e tyre kanë qenë koherente.

Disa kanë zbuluar se nëse njerëzit që flasin rrjedhshëm dy gjuhë zhvillojnë demencë, ata do ta bëjnë këtë në një moshë më të madhe sesa njerëzit që flasin vetëm një gjuhë.

Por hulumtime të tjera nuk kanë zbuluar ndonjë përfitim të qartë të dygjuhësisë.

Studim i ri

Një studimi i ri mori në shqyrtim 746 njerëz të moshës 59-76 vjeç. Rreth 40% e vullnetarëve nuk kishin probleme me kujtesën, ndërsa pjesa tjetër ishin pacientë që kishin përjetuar konfuzion ose humbje të kujtesës.

Të gjithë iu nënshtruan testeve të ndryshme: fjalor, kujtesë, vëmendje dhe llogaritje.

Për shembull, atyre iu kërkua të kujtonin objektet e emërtuara më parë, të shkruanin fjalët mbrapsht, të ndiqnin komandat me tre pjesë dhe të kopjonin vizatimet që iu treguan.

Vullnetarët që raportuan se flisnin një gjuhë të dytë çdo ditë midis moshës 13 dhe 30 vjeç ose midis moshës 30 dhe 65 vjeç, shënuan rezultate më të larta në gjuhë, kujtesë, përqendrim, vëmendje dhe aftësi vendimmarrëse sesa jo-dygjuhëshit në ato mosha.

Linku: https://www.express.co.uk/life-style/health/1770356/dementia-reduce-risk-speak-two-languages

Burimi i fotos: Pexel