Home ShowBiz A po falimenton familja e Kate Middleton
A po falimenton familja e Kate Middleton
0

A po falimenton familja e Kate Middleton

0
0

Familja e Kate Middleton duke se është në një krizë të thellë ekonomike. Prindërit e saj kanë shitur biznesin e familjes. Kriza nuk ka kursyer as kompaninë e tyre duke shkuar në prag falimentimi.

Çifti e ka shitur biznesin dhe kanë zgjedhur të dalin në pension. “Party Pieces” u themelua në vitin 1987 dhe u ble nga sipërmarrësi James Sinclair.

Biznesi familjar i Kate Middleton ka shitur gjithmonë aksesorë për festat e fëmijëve, nga tollombacet te dekorimet dhe kostumet për maska. Suksesi i “Party Pieces” ishte i tillë saqë prindërit e Middleton u bënë shumë shpejt milionerë. Princesha e Uellsit gjithashtu ka punuar për biznesin përpara se të fillonte jetën e saj në familjen mbretërore. Edhe motra e saj Pippa Middleton ka bashkëpunuar prej disa kohësh për “Party Pieces”.

Rikujtojmë, se vitin që lamë pas Kate Middleton ‘sundoi zemrat’ e britanikëve, duke lënë pas Mbretëreshën Consort dhe Meghan Markle në një sondazh kombëtar për fushatën “Girls Out Loud”. Kate kryesoi listën pasi u votua si gruaja më frymëzuese e vitit në Britaninë e Madhe duke siguruar 35% të votave. Mes kandidatëve ishin edhe ish-kryeministrja britanike Liz Truss, Rochelle Humes dhe Emma Ëatson.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, lajmet e familjes mbretërore dominojnë rrethin e Mbretërisë së Bashkuar dhe jo vetëm.

Linku; https://www.news.com.au/finance/business/retail/family-company-of-princess-of-wales-sold-amid-cash-struggles/news-story/a5e303117c5129381fbfb353e3533727

Foto: Instagram