Xhesika Berberi është një emër mjaft i spikatur në botën e modelingut.
Ajo prej vitesh është zhvendosur në Amerikë duke shkëlqyer në fushën e modelingut. Modelja është imazh i markave prestigjoze.
Berberi krahas modelingut i është futur dhe botës së biznesit.
Ajo ka folur dhe për paragjykimet që ka hasur për shkak të bukurisë së saj.
‘Bukuria nuk më ka ndihmuar në biznes. Kjo ndodh sepse më paragjykojnë shumë njerëzit. Mendojnë që je e bukur dhe nuk je e aftë për biznes. Të paragjykojnë shumë.’- ka rrëfyer ajo.
Modelja po ashtu ka folur se bota e modelingut nuk është kaq perfekte sa duket.
‘Është diçka e bukur, por s’është aq glamoroze sa mendojnë njerëzit. Është shumë e vështirë madje të jep një si lloj shtytje. Mua më ka dhënë një shtytje për të bërë biznesin. Sepse ke shumë sfida përpara dhe duhet të kesh një vlerësim shumë të madh për veten tënde, sepse rrezikon shëndetin mendor. Je gjithmonë në kompeticion me vajza të bukura dhe bëhet pak toksike.”
Xhesika po ashtu është ndalur një moment tek mbresat që i ka lënë biseda me Selena Gomez.
‘Personi që me të vërtetë e kam vlerësuar shumë ka qenë Selena Gomez. Ka qenë një vajzë me këmbë në tokë dhe kemi bërë një bisedë shumë të çiltër dhe të hapur dhe më ka bërë shumë përshtypje për famën që ajo ka dhe për thjeshtësinë që ajo prezantonte, ishte, shumë, shumë e mirë.’
Linku: https://www.youtube.com/watch?v=0DJEN0GZiWo
Burimi i fotos:https://www.instagram.com/xhesikaberberi/