Fjoralba Ponari është një nga moderatoret më të dashura shqiptare, të cilën kemi mundësinë që ta shohim çdo të dielë duke moderuar emisionin e humorit ‘Portokalli’. Ajo është edhe aktive në rrjetin social ‘Instagram’, e së fundmi edhe në ‘YouTube’.
Moderatorja ka postuar sot një video ku u përgjigjet pyetjeve të ndryshme që ka marrë nga ndjekësit e saj. Një ndër pyetjet që iu bë ishte se cili është një momentin që e ka prekur më shumë dhe i ka lënë gjurmë në jetë nga projekti “Më thuaj një dëshirë”.
“Momentet që më kanë prekur kanë qenë shumë sepse realiteti shqiptar është i hidhur. Ndoshta do veçoja një ngjarje që është edhe e freskët në kujtesën time. Gjatë realizimit të projektit televiziv “Më thuaj një dëshirë” ne morëm një mesazh, dëshirën e një vajzë të vogël, që dëshironte sikur një herë në jetën e saj të kishte tyrezën në shtëpi të mbushur plot e përplot me ushqime”-tha Fjoralba.
Po ashtu, në këtë video ajo tregoi më shumë rreth dëshirave të saj e se cilat janë gjërat që e bëjnë të lumtur.