Home Lifestyle Përse njerëzit e muajit gusht janë të veçantë?
Përse njerëzit e muajit gusht janë të veçantë?
0

Përse njerëzit e muajit gusht janë të veçantë?

0
0

Vapa e verës nuk është për të gjithë e vështirë sa u është nënave të cilat në këtë muaj kanë terminin

Gushti është muaji i cili sjell shumë sfida dhe ditë të nxehta, të cilat të gjithë vështirë i përballojnë, posaçërisht shtatzënat të cilat këtë muaj presin bebet e tyre të cilat për shumëçka janë të veçanta.

Bebet e lindura në këtë muaj janë të paracaktuara të jenë të kthjellëta dhe gazmore si edhe dielli i cili i pret kur të lindin.

Qe përse të gjitha bebet e lindura në gusht janë të veçanta, transmeton Telegrafi.

Lindin me peshë të madhe

Sipas statistikës, bebet të cilat lindin verës janë më të rënda dhe më të mëdha se bebet të cilat lindin gjatë stinëve të tjera të vitit. Është shumë mirë sepse kushtet e motit i përshtaten rritjes së tyre dhe zhvillimit në barkun e nënës.

Do të jenë trupgjatë

Studime të njëjta thonë që bebet e lindura në këtë periudhë të vitit do të jenë shumë të gjata kur të rriten. Si duket vitamina D ndaj së cilës shtatzënat u janë ekspozuar gjatë muajve të verës ndikon që bebet të lindin me gjatësi më të madhe.

Kanë më pak shanse të zhvillimit të çrregullimeve bipolare

Konsiderohet që për këtë meritë ka vitamina D, mirëpo shkencëtarët ende nuk e dinë përse është kështu te bebet e lindura në gusht dhe shtator.

E konsiderojnë veten me fat

Njerëzit e lindur nga muaji mars deri në gusht e konsiderojnë veten fatlumë më të mëdhenj se të tjerët kur krahasohen me njerëzit e lindur nga shtatori deri në shkurt.

Linku: https://timesofindia.indiatimes.com/life-style/parenting/moments/8-qualities-unique-to-august-born-kids/articleshow/93274349.cms

Foto: Freepek.com

 

tags: