Home ShowBiz A i sigurove lekët e operacionit? Ronaldo Sharka prek me rrëfimin për të atin e ndjerë
A i sigurove lekët e operacionit? Ronaldo Sharka prek me rrëfimin për të atin e ndjerë
0

A i sigurove lekët e operacionit? Ronaldo Sharka prek me rrëfimin për të atin e ndjerë

0
0

Ronaldo Sharka ka ardhur me një rrëfim prekës për të atin e ndjerë tek Kepi i Vipave .

Teksa po i rrëfehej Jorit dhe Kejsit, Ronaldo tha se hyri në Big Brother pa asnjë lekë dhe priste që t’i ndryshonte jeta pas spektaklit, por se dinte që aty do nisnin vështirësitë për të.

Aty Ronaldo mori vesh se babait të tij të ndjerë i ishte rikthyer sëmundja e cila i mori jetën.

“A i sigurove lekët e operacionit”-është momenti më i trishtë që i kujtohet moderatorit nga fjalët e të atit në momentet e tij të fundit.

Edhe pse paratë u siguruan falë ndihmës, ai nuk mundi dot të mbijetojë.

“Unë gjatë ditës e shkëput mendjen, por kur vendos kokën të krevati, është momenti më i vështirë. Shumë e freskët si gjë, Të flas për babain është një nga momentet më të vështira. Periudha post Big Brother ishte ndër më të vështirat të jetës sime.

Unë hyra në Big Brother pa kokërr leku, pa makinë pa asgjë me shpresën që do më ndryshonte jeta. Dal s’skisha asgjë, një periudhë depresive. Marr vesh që babi i ishte ribërë sëmundja dhe s përballesha dot me këtë fakt, Ishte luftë shumë traumë, operacionet ishin të trishtueshme. Momenti që s harroj ishte kur babi ishte në reanimacion në orët e fundit dhe më pyet a i sigurove lekët e operacioni, u siguruan nga Top Channel, se harroj kurrë. Malli vetëm sa shtohet, mua më ka marrë tmerrësisht malli ta përqafoj, ta puth ta prek, t’i marr erë. Ka qenë një periudhë shumë e vështirë, por kam parë një solidarizim të njerëzve, jo vetëm të medias por edhe ata që si njihja. Ishte shumë e vështirë, ishte shumë i ri, mjerë kush i përjeton’- tha Ronaldo mes lotësh.

Linku: https://www.youtube.com/watch?v=flPnamoAN9Y

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/ronaldo.sharka

tags: