Home Sport UEFA “përjashton” ofertat e Arabisë Saudite
UEFA “përjashton” ofertat e Arabisë Saudite
0

UEFA “përjashton” ofertat e Arabisë Saudite

0
0

Pasi pushtuan tregun e transferimeve duke marrë disa prej lojtarëve më të mirë në Europë, klubet Arabe synonin të ishin pjesë edhe e Ligës së Kampionëve. Skuadra si Al Nassr dhe Al Hilal shpresonin që në të ardhmen të garonin me ekipet më të mira të kontinentit të vjetër, natyrshëm për të rritur edhe cilësinë e kompeticionin, por dhe imazhin e tyre akoma dhe më shumë.

Për tu afruar akoma dhe më shumë me UEFA-n, drejtuesit e lartë të Shtetit të Lindjes së Mesme ofruan organizimin e finales së turneut. Dy teori që për momentin janë hedhur poshtë nga presidenti i UEFA-s, Aleksandër Seferin.
“Nuk kam marrë oferta nga Arabia Saudite për ndonjë finale në Riad. Gjithsesi, e mohoj që një gjë e tillë të ndodh të paktën edhe në 20 vitet e ardhshme. Natyrisht nuk do të jem në këtë pozitë pas 20 vitesh, por nuk e besoj diçka të tillë. Kjo nuk është mënyra e duhur për të hyrë fuqishëm në treg. Futbolli Europian nuk do të pësonte rritje edhe duke firmosur me lojtarë që janë në moshë madhore dhe drejt fundit të karrierës. Pronarë nga Gjiri kanë ndikim, por jo vendimtar te klubet e mëdha Europiane.”

Pak kohë më parë, Arabia Saudite u shpreh e gatshme për të pritur finalen e vitit 2026 të turneut më të rëndësishëm të futbollit Europian. Arabët kanë shpenzuar në këtë merkato vere për lojtarë nga kontinenti i vjetër më shumë se 1.2 miliardë Euro për paga dhe blerje kartoni.

Linku: https://www.middleeastmonitor.com/20230903-saudi-arabia-launches-sole-bid-to-host-2034-world-cup/

Foto: Freepek.com

tags: