Harry Styles është një nga artistët më të suksesshëm në industrinë e muzikës. Të ardhurat që ai ka fituar nga projektet muzikore po e bëjnë atë dita-ditës edhe më të pasur. Mediat e huaja zbulojnë se këngëtari fitoi vitin e kaluar 105,000 Paund në ditë falë albumit të fundit Harry’s House.
Albumi, i cili u publikua fillimisht në Maj 2022, ishte një hit i madh për ish-yllin e One Direction, siç ishte kënga e tij As It Was, e cila ishte kënga më e dëgjuar gjatë vitit të kaluar.
Sipas “The Sun”, Harry ka fituar 38.5 milionë Paund në total nga ky album muzikor. Kjo media shkruan se e gjithë perandoria e tij muzikore vlen tani 106 milionë Paund.
“Harry tështë një nga njerëzit më të pasur në muzikë. Shifrat flasin vetë. Ai është shumë i suksesshëm dhe karriera e tij është ende në ngjitje.”- thotë një burim për tabloidin britanik.
Por në shifrat e fundit që bën publike media britanike nuk përfshihen të ardhurat që ai bëri me turneun e tij të fundit, të ardhura që pritet të zbulohen më vonë gjatë vitit.