Home Business / Technology ‘Apple’ ka në plan të sjellë në treg një makinë krejt ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot
‘Apple’ ka në plan të sjellë në treg një makinë krejt ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot
0

‘Apple’ ka në plan të sjellë në treg një makinë krejt ndryshe nga ç’kemi parë deri më sot

0
0

Nga bota e telefonave celularë dhe laptopëve, “Apple” po planifikon të shkojë te makinat.

Kompania gjigande e teknologjisë, shkruajnë mediat e huaja, ka nisur të investojë në krijimin e një makine që prej vitit 2014. Edhe pse ende nuk ka diçka zyrtare, aludohet se makina mund të quhet ‘iCar’ dhe sigurisht të gjitha veçoritë e iOs të Apple do të aplikohen brenda saj.

Mësohet po ashtu se makina që do të prodhojë Apple është elektrike dhe me shumë mundësi do të zhgënjejë të gjithë ata që e duan shpejtësinë. Por “iCar” do të mund të ndizet edhe nëpërmjet Iphone-it tuaj, madje ajo do të marrë udhëzime të tjera nga telefoni përshembull për muzikën apo komanda të tjera.

Për sa i përket dizajnit, makina pritet të duket si një ‘Tesla’ dhe sigurisht çmimi i saj mendohet se do të jetë i lartë. “Supercar Blondie” ka parashikuar se çmimi mund të jetë rreth 100 mijë dollarë.

Linku: https://www.botasot.al/en/apple-ka-ne-plan-te-sjelle-ne-treg-nje-makine-krejt-ndryshe-nga-ckemi-pare-deri-me-sot/

Foto: Freepik.com

tags: