Rita Ora dhe Taika Waititi rikthehen në Zelandë të Re për të shijuar pushimet në rezidencën e tyre
Dy muaj pasi regjisori superstar nga Zelanda e Re, Taika Waititi, shpenzoi një shumë të konsiderueshme për blerjen e një shtëpie luksoze në Point Chevalier, ai dhe bashkëshortja e tij, Rita Ora, janë kthyer në Zelandën e Re.
Duke postuar në Instagram dje, këngëtarja ndau me ndjekësit fotografi nga udhëtimi i tyre në Aotearoa duke treguar çiftin duke kaluar kohë në Piwakawaka Point Estate – një vilë luksoze dhe ekskluzive në një gadishull privat në Liqenin Wānaka.
Në një fotografi, Ora shihet në pishinë, duke ecur rreth shtigjeve private të pronës dhe duke u zhytur në Liqenin Wānaka, ku ylli shkroi në postimin e saj: “Nuk mund të filloj të shpjegoj fundjavën që kam pasur. Faleminderit për këto kujtime në Piwakawaka Point”.
Foto: instagram.com/ritaora/