Home Lifestyle Ekspertja: Mikja toksike që duhet ta largoni menjëherë nga jeta juaj
Ekspertja: Mikja toksike që duhet ta largoni menjëherë nga jeta juaj
0

Ekspertja: Mikja toksike që duhet ta largoni menjëherë nga jeta juaj

0
0

Sa herë që e takoni, ktheheni në shtëpi me një humor të keq të pashpjegueshëm. Edhe kur jeni bashkë, shpesh e gjeni veten duke u mërzitur për gjëra në dukje të parëndësishme.

Po flasim për një mike toksike që në fakt duhet ta largoni nga jeta juaj nëse përjetoni këtë fenomen.

Sipas psikiatres Judith Orloff, një mike e tillë përdor shpesh shprehjet që mbase në sipërfaqe duken si me qëllim të mirë:

Këto flokët bionde siç i ke lyer nuk është se janë shumë tërheqëse”, “Mos u bëj budallaqe, nuk je për këtë punë” etj.

Janë këto fraza pasive-agresive, përmes të cilave shoqja toksike mund të na nënvlerësojë ose të shprehë mendimet e saj negative.

Ekspozimi ynë afatgjatë ndaj një marrëdhënieje të tillë mund të na çojë edhe në depresion. Orloff thotë se mbase këto sjellje janë mësuar nga familja, megjithatë askush nuk meriton të bjerë pre e një personi të tillë.

Gjëja më e mirë është të largohemi nga ajo marrëdhënie që në thelb nuk ka asgjë të shëndetshme./

Linku: https://www.womenshealthmag.com/relationships/a25939904/signs-of-toxic-friendships/

Foto: Freepik.com

tags: