Home Lifestyle Parashikimi i motit, 12 janar 2024
Parashikimi i motit, 12 janar 2024
0

Parashikimi i motit, 12 janar 2024

0
0

Pritet një tërheqje e lehtë e valës së ftohtë polare duke sjellë ngrohje të lehtë të motit.

Përsa i përket kushteve atmosferike, orët e paradites do të dominohen nga moti i kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ndërsa gjatë pasdites vranësirat bëhen më të dukshme në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje mbetet situata problematike e ngricave në akset rrugore nga temperaturat disa gradë nën zero në të gjithë shtrirjen lindore.

Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në orët e mëngjesit, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -4°C deri në 16°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior dhe veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com