Prej kohësh mediat italiane po shkruajnë për një krizë martesore mes blogeres së njohur Chiara Ferragni dhe Fedez. Disa media rozë në shtetin fqinj kanë përmendur emrin e Tomaso Trussardi, 40 vjeç, nga Bergamo, president i shtëpisë së modës me të njëjtin emër dhe ish-bashkëshorti i Michelle Hunziker si shkaktarin e mundshëm të prishjes së romancës mes dyshes.
Megjithatë, stafi i blogeres së njohur mohoi këto thashetheme.
“Corriere Della Sera” e cila citon një zëdhënës të 36 vjeçares në kushte anonimati se Chiara është takuar me 40-vjeçarin vetëm një herë gjatë një sfilate mode 5 vite më parë.
Por Tomaso Trussardi e cilëson si ofenduese qëndrimin e stafit të Chiaras. Ai nënvizon se ka bashkëpunuar me blogeren e njohur për një kohë të gjatë dhe se e kaluara e tyre profesionale nuk mund të fshihet.
Linku: https://www.ilmessaggero.it/en/rumors_and_rebuttals_the_alleged_relationship_between_chiara_ferragni_and_tomaso_trussardi-7957757.html
Foto: https://www.instagram.com/chiaraferragni/