Home ShowBiz Ish-punonjësi akuzon Sean Diddy për sulm seksual
Ish-punonjësi akuzon Sean Diddy për sulm seksual
0

Ish-punonjësi akuzon Sean Diddy për sulm seksual

0
0

Sean Diddy Combs është akuzuar për sulm seksual ndaj një burri.

Sipas dokumenteve të TMZ, Rodney Jones, ish-producent dhe videograf i reperit ka deklaruar se është sulmuar seksualisht në mënyrë të vazhdueshme dhe është detyruar t’i nënshtrohet dëshirave të tij.

Jones thotë se Diddy e prekte në pjesët intime. Reperi parakalonte i zhveshur përpara Jones. Ky i fundit beson se ai po përpiqej ta bindte që të kryenin marrëdhënie seksuale. Më tej, shton se Diddy e detyroi të shihte një video të Stevie J duke kryer marrëdhënie me një burrë, një fragment të së cilës e ka përfshirë në dosje.

Akuza të tjera thonë se një kushërirë e së dashurës së Diddy, gjithashtu e sulmoi Jones seksualisht duke u përpjekur të kryente marrëdhënie me të në sy të reperit dhe stafit të tij. Jones thotë se Diddy sillte prostituta në shtëpinë e tij në Majami ku videografi deklaron se në një rast kur ka qenë i pranishëm, është droguar dhe me gjasë, përdhunuar.

Ai e akuzon reperin se në disa festa u jepte vajzave shishe me tekila e vodka ku kishte hedhur drogë. Sipas tij, Diddy sillte edhe të mitura në shtëpi dhe u jepte alkool.

Linku: https://pagesix.com/2024/02/26/celebrity-news/sean-diddy-combs-sued-for-sexual-assault-by-former-male-employee/

Foto: https://www.instagram.com/diddy/