Home Lifestyle Parashikimi i motit, 6 mars 2024
Parashikimi i motit, 6 mars 2024
0

Parashikimi i motit, 6 mars 2024

0
0

Si pasojë e kalimit të një fronti të ftohtë atmosferik nga jugu i Italisë drejt Shqipërisë; do të sjellë mbizotërim të vranësirave të cilat herë pas here do të zhvillohen duke gjeneruar reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta si edhe reshje të pakta dëbore në zonat malore.

Herë pas here priten intervale të shkurta me kthjellime, kryesisht ne vijën bregdetare. Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten me vranësira dhe reshje të pakta shiu e dëbore në zonat e thella malore.

Përsa i përket temperaturave të ajrit do të pësojnë rwnie të lehtë në orët e mëngjesit, por rriten temperaturat në orët e mesditës duke luhatur vlerat ditore -1°C deri në 20°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë mesatare gjatë paradites, por herë pas here e fortë në mbrëmje duke arritur shpejtësinë maksimale 50 km/h nga drejtimi veriperëndimor; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim 4 ballë.

Linku: meteoalb

Burimi i fotos:pexele. com

tags: