Home Lifestyle Parashikimi i motit, 30 qershor 2024
Parashikimi i motit, 30 qershor 2024
0

Parashikimi i motit, 30 qershor 2024

0
0

Territori shqiptar gjatë orëve të paradites do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të pakta në bregdet dhe zonat e ulëta ndwrsa me kthjellime dhe vranësira disi më të shpeshta do të paraqiten zonat malore përgjatë shtrirjes lindore.

Parashikohet që pjesa e dytë të ditës të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke u luhatur nga 16°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 35°C vlera më e lartë për-gjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë e lehtë dhe herë pas herë mesatare me  shpejtësinë derti në 35 km/h nga drejtimi Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: