Home Lifestyle Parashikimi i motit, 11 korrik 2024
Parashikimi i motit, 11 korrik 2024
0

Parashikimi i motit, 11 korrik 2024

0
0

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 17°C vlera minimale deri në 42°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era bëhet relativisht intensive dhe fiton shpejtësi 10-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: