Home Aktualitet Alec Baldwin shpërthen në lot pas vendimit të gjykatës
Alec Baldwin shpërthen në lot pas vendimit të gjykatës
0

Alec Baldwin shpërthen në lot pas vendimit të gjykatës

0
0

Gjyqi Rust i Alec Baldwin u hodh poshtë për shkak të provave të fshehura.

Gjykatësja Mary Marlowe Sommer e pushoi çështjen gjyqësore bazuar tek shkeljet e policisë dhe prokurorisë, të cilat i fshehën provat nga pala mbrojtëse për çështjen e vrasjes me armë të producentes Halyna Hutchins gjatë xhirimeve të filmit “Rust”.

Zoti Baldwin qau në sallën e gjyqit dhe përqafoi avokatët e tij pasi u njoftua vendimi.

Me kërkesë të prokurorëve, një juri e madhe pati ringritur akuzat në janar ndaj aktorit Alec Baldwin për vrasje nga pakujdesia gjatë incidentit fatal të vitit 2021, duke e rikthyer kështu çështjen ndaj aktorit të njohur.

Zoti Baldwin, aktori kryesor dhe bashkë-producent i filmit Western “Rust”, po i drejtonte armën kineastes Halyna Hutchins, gjatë provave për një filmim në të dalë të qytetit Santa Fe, në tetor 2021, kur arma u shkrep, duke vrarë kineasten dhe duke plagosur regjizorin Joel Souza. Zoti Baldwin ka thënë se nuk e ka tërhequr këmbëzën e armës.

Gjyqi u rrëzua tre ditë pas gjyqit të Baldwin në Santa Fe, në një gjykatë vetëm disa kilometra larg vendit ku Halyna Hutchins, një kineast, u qëllua me një revolver që Baldwin po përdorte në prova.

Prokurorët nuk do të jenë në gjendje të ngrenë sërish akuzën kundër Baldwin, pasi gjyqtari nuk e vendosi çështjen si keqgjykim, por në vend të kësaj e hodhi poshtë atë .

Linku:https://www.bbc.com/news/articles/cx8290qn0n5o

Burimi i fotos:https://web.facebook.com/photo/?fbid=122102202086284998&set=a.122102202122284998&_rdc=1&_rdr