Masat ajrore të qëndrueshme do të dominojnë kushtet e motit në territorin shqiptar duke bërë që të ketë intervale me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave.
Parashikohet që kthjellimet të jenë më të dukshme në pjesën e parë të ditës dhe më të theksuara do të jenë përgjatë vijës bregdetare.
Ndërsa pas mesdite pritet që vranësirat e lehta të shfaqen në një pjesë të mirë të vendit tonë, ku më të fokusuara do të jenë në shtrirjen Lindore, por ato nuk do të mund të sjellin reshje në këto zona. Vija bregdetare mbetet me intervale të gjata me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 15°C vlera më e ulët deri në 37°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinw 30 km/h nga drejtimi Perëndimor. Për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com