Home Lifestyle Parashikimi i motit, 1 gusht 2024
Parashikimi i motit, 1 gusht 2024
0

Parashikimi i motit, 1 gusht 2024

0
0

I gjithë territori shqiptar deri në orët e mesditës pothujase parashikohet të jetë me intervale të gjata me kthjellime duke sjell dhe kalime të lehta të vranësirave. Gjithashtu pritet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. 

Në pjesën e dytë të ditës bëhën më të dukshme vranësirat në zonat malore por ato do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore. Përgjatë orëve të mbrëmjes pritet të largohen vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë. 

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në të gjithë vëndin. 

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 30 km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë. 

Linku:metoalb 

Burimi i fotos:pexele.com