0
0
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që kthjellimet dhe vranësirat e herë pas hershme të jenë dominante ku më të theksuara vranësirat paraqiten në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.
Orët e pasdites do të sjellin shpeshtim të vranësirave në të gjithë territorin e vëndit por mundësia për reshje është thuajse zero. E njëjta situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në orët e mëngjesit por rriten në mesditë duke bërë që vlera minimale të regjistrohet në qytetin e Ersekës me 6°C dhe maksimalja të ngjitet deri në 26°C në qarkun e Beratit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht Verior – Veriperëndimor, duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Linku: meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com