Home Lifestyle Parashikimi i motit, 25 nëntor 2024
Parashikimi i motit, 25 nëntor 2024
0

Parashikimi i motit, 25 nëntor 2024

0
0

Vendi ynë do të jetë nën dominimin e intervaleve të gjata me diell në pothuajse të gjithë territorin, ku vranësira të lehta pritet të ketë vetëm në zonat e thella malore të Shqipërisë. Por parashikohet që pjesa e dytë e ditës t’i bëj gradualisht më të dukshme vranësirat, të cilat do të shfaqen edhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërsa vija bregdetare në pjesën më të madhe të saj do të jetë nën mbizotërimin e kthjellimeve. Mbrëmja dhe nata vonë i zhvendosin gradualisht vranësirat drejt shtrirjes Lindore.

 Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale deri në 15°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimore, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 2 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: