Home Lifestyle Parashikimi i motit, 29 nëntor 2024
Parashikimi i motit, 29 nëntor 2024
0

Parashikimi i motit, 29 nëntor 2024

0
0

Në orët e para të mëngjesit Shqipëria do të jetë nën mbizotërimin e vranësirave të shpeshta të cilat  gjatë mesditës dhe në vijim do të zhvillohen duke gjeneruar rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht do të përfshijnë të gjithë territorin e vendit.

Herë pas here shirat do të jenë në formë shtrëngate. Në zonat e thella malore priten reshje dëbore.

Parashikohet që deri mëngjesin pasardhës reshjet të vijojnë në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale por ulen maksimumet duke u luhatur nga 4 °C vlera më e ulët deri në 19°C vlera më e lartë në rang vendi.

Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë mbi 60 km/h nga drejtimi Jugor.

Për pasojë në brigjet detare do të krijohen dallgë mbi 5 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi ifotos:pexele.com

tags: