Home Lifestyle Parashikimi i motit, 8 janar 2025
Parashikimi i motit, 8 janar 2025
0

Parashikimi i motit, 8 janar 2025

0
0

Zhvillimi i mëtejshëm i vranësirave do të kushtëzojë mot të paqëndrueshëm në të gjithë territorin e vendit duke sjellë reshje shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje dëbore në zonat e thella në lartësinë mbi 900 metra.

Më të theksuara shirat do të paraqiten në zonat veriore – veriperëndimore ku priten edhe rrebeshe.

 Ndërsa orët e pasdites dhe në vijim do të sjellin pakësim të reshjeve në të gjithë territorin shqiptar duke rikthyer intervalet me kthjellime.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në orët e mëngjesit por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 20°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi jugperëndimor. Për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Linku:meteoalb

Burimi i fotos:pexele.com

tags: