
Do të vijojë territori shqiptar nën mbizotërimin e motit të kthjellët dhe të ftohtë gjatë gjithë paradites; por pjesa e dytë e ditës do të ketë herë pas here kalime vranësirash ku më të theksuar do të jenë në zonat malore verilindore dhe juglindore, por nuk priten reshje; Parashikohet që të njëjtat kushte atmosferike të na shoqërojnë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë; duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera minimale në Bulqizë deri në 14°C vlera maksimale në Durrës dhe Sarandë.
Era do të fryjë e lehte dhe mesatare duke arritur shpejtësinë 35 km/h nga drejtimi Verilindor; për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com