
0
0
Teritori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin verilindor – juglindor, ku priten vranësira të dendura.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të shtojnë vranësirat në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat malore përgjatë kufirit Lindor.
Temperaturat e ajrit do të qëndrojnë konstante në vlerat minimale, por ulen maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në territor.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi deri në 25 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Linku:meteoalb
Burimi i fotos:pexele.com