Home Lifestyle Parashikimi motit, 24 janar 2026
Parashikimi motit, 24 janar 2026
0

Parashikimi motit, 24 janar 2026

0
0

Si pasojë e masave ajrore të ngrohta dhe të lagështa me origjinë Perëndimore vendi yne do të vijojë me vranësira dhe reshje shiu në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me reshje dëbore do të paraqiten vetëm zonat e thella malore.

Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjellë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin ku më të dendura shirat do të jenë në zonat veriperëndimore dhe jugperëndimore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1 gradë celcius temperatura më e ulët e shënuar në Bulqizë deri në 16 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Fierit.

Era do të fryjë e fortë me shpejtësi mbi 75 kilometra në orë nga drejtimi kryesisht jugor për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 5 ballë.

Burimi i artikullit: https://meteoalb.com/shqiperia-moti-e-shtune-24-janar-2026/

Burimi i fotos: https://www.freepik.com/free-photo/grassy-field-with-leafless-trees-distance-cloudy-sky-background_8281181.htm#fromView=search&page=1&position=2&uuid=8c41d638-c6b0-4c90-9e82-1a2fc7e3a0cc&query=cold+cloudy+day